Nutricioni Dhe Shendeti

Kategoria > nutricioni

Nutricioni është shkenca që interpreton ndërveprimin midis nutrientëve dhe substancave të tjera në ushqim në raport me mbajtjen, rritjen, riprodhimin, shëndetin dhe sëmundjet e nje organizmi. Në terma afatshkurtër nutricioni I varfër mund të kontribuojë në stres, lodhje, ulje të kapacitetit për punë, dhe me kalimin e kohës në rrezikun për zhvillimin e disa sëmundjeve dhe problemeve të tjera me shëndetin si mbipesha, obeziteti, probleme me shëndetin dentar, presioni I larte I gjakut, hiperglicemia, hiperlipidemia.

Roli i nutricionit në mbajtjen e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve qëndron në faktin se ushqimi qe hamë dhe nutrientet që ndodhen në të janë të rëndësishëm për të krijuar ambientin që influencon rritjen, zhvillimin dhe aftësitë funksionale të organizmit .Nutrientet janë përbërës kimik në ushqim që përdoren nga trupi për funksionimin adeguat dhe mbajtjen e shëndetit. Ato janë proteinat, yndyrnat, karbohidratet, vitaminat dhe mineralet. Proteinat, karbohidratet komplekse, fibrat dhe yndyrnat esenciale janë nutriente qe konsiderohen pozitiv. Sheqernat, karbohidratet e thjeshta yndyrnat e saturuara jane nutriente që përgjithësisht konsiderohen negativ. Një dietë e balancuar është vitale për një shëndet të mirë dhe mirëqënie. Ushqimi i siguron trupit energjinë proteinat yndyrnat esenciale vitaminat dhe mineralet per funksionimin e duhur dhe rritjen. Ne kemi nevoje për një varitet, sasi dhe cilesi te caktuar nutrientësh për një shëndet të mirë.

Nutrientët esencial dhe roli i tyre.

Një nutrient esencial është ai qe trupi nuk mund ta sintetizoje vete por duhet ta marrë atë nga jashtë perrmes ushqimit. Proteinat janë komponent strukturor madhor i qelizave, janë përgjegjës për ndërtimin dhe riparimin e ideve te trupit. Proteinat zbërthehen në aminoacide të cilat janë 20, nëntë prej tyre esenciale, që do të thote se duhen marrë detyrimisht me dietë sepse trupi nuk mund ti sintetizoje. Përqindja e kalorive qe duhet marrë prej proteinave varion sipas planit dietik qe ndërtojme, por kur bëhet fjalë për të ndërtuar muskuj jo me pak se 1 gr per paund peshë trupore.

Yndyrnat janë një komponent tjetër strukturor dhe energjitik, janë të rëndësishme gjithashtu se në prezencën e tyre rritet përthithja e disa vitaminave si A,D,E,K. Të rëndësishme janë vecanërisht omega3, të monosaturuarat dhe të poliansaturuarat.Përqindja e yndyrnave në dietë ndryshon në varesi të planit dietik që ndërtojmë.

Vitaminat janë të rëndësishme për zhvillimin e proceseve metabolike në organizëm.

Mineralet ,natriumi ndihmon ne mbajtjen e ujit jashtë qelizës dhe ndihmon qelizat të funksionojnë normalisht, kalciumi ndihmon në mbajtjen e volumit te likideve brenda dhe jashtë qelizës duke parandaluar rritjen e presionit të gjakut vecanërisht kur rritet natriumi, kalciumi ndihmon në mbajtjen të shëndetshme të kockave dhe dhëmbëve

Uji ndihmon në mbajtjen e homeostazës së organizmit dhe transportimin e nutrientëve ne qeliza. Gjithashtu largon produktet perfundimtare të metabolizmit.

Karbohidratet, a janë karbohidratet element esencial apo organizmi mund të funksionojë edhe pa ato. Ka proteina esenciale ,ka yndyrna esenciale por jo karbohidrate esenciale që do të thotë se organizmi mund ta sigurojë energjinë edhe pa karbohidrate. Këtu qëndron edhe baza e disa regjimeve dietike te cilat janë treguar të sukseshme në reversimin e shumë sëmundjeve vecanërisht ato metabolike si diabeti, hipertensioni, hiperlipidemia dhe përmirësimin e shumë sëmundjeve autoimune

Pikërisht për ketë do flasim në artikujt e ardhshëm, se si manipulimi me makronutrientët ndihmon në parandalimin dhe reversimin e sëmundjeve duke e kthyer ushqimin në një faktor të fuqishëm në ruajtjen e shëndetit.

 

PayPal Acceptance Mark

© 2019 Bodyfit.al All rights reserved. Bodyfit.al℠ and BodyfitTeam® are trademarks of Bodyfit.al.

Always consult with a qualified healthcare professional prior to beginning any diet or exercise program or taking any dietary supplement. The content on our website is for informational and educational purposes only and is not intended as medical advice or to replace a relationship with a qualified healthcare professional.

©Bodyfit.al, 1001 Tirane ALB +355 675 309 572