Karbohidratet si mjet per te permiresuar qendrushmerine dhe kohen e rikuperimit

Kategoria > trainimi

Karbohidratet janë të pranishme në lloje të ndryshme të ushqimit që ne konsumojmë dhe janë burimi kryesorë i energjisë trupore për shumicen e njerezve. Karbohidratet clirojnë 4 kalori energji për gramë kur përdoren nga trupi si një burim energjie.

Ka 3 lloje karbohidratesh :
1.Të thjeshta (të quajtura ndryshe dhe sheqernat) gjenden në sheqerin e bardhë,tortat,mjalti,shurupet me glukozë.Ato përbëhen nga molekula tek ose cift të cilat përthithen shpejt në qarkullimin e gjakut.
2.Komplekse përfshihet buka,makarona,orizi,fasulet,perimet dhe patatet.
3.
Shumë komplekse (të njohura ndryshe dhe si fibra) gjenden në të gjitha llojet e bukës dhe përbëjne pjesën më kryesore te ushqimit tonë e cila ndihmon në tretje.

Nga këto 2 grupet e fundit janë të domosdoshme për një dietë të shëndetshme dhe duhet të jenë pjesë e cdo programi dietik te shëndetshëm.
Karbohidratet shndërrohen në glukozë nga trupi.Trupi i njeriut mund të përthithe vetëm glukozën,galaktozën ose fruktozëm(karbohidratet e thjeshta) në qarkullimin e gjakut për ti përdorur ato si mjet që gjeneron energji.
Në aktivitet fizik karbohidratet shërbejnë si burim kryesorë energjitik sidomos kur bëjmë ushtrime me pesha të rënda.
Trupi e merr energjinë e tij nga glukoza dhe glikogjeni i muskujve.Kur kryejme stërvitje të fortë,karbohidratet mbarohen shume shpejtë dhe duhet të plotësohet për të ruajtur nivelin e glikogjenit në muskuj.
Ndihmojnë në ndërtimin dhe qëndrushmërine trupore gjithashtu jan nje burim energjitik i rëndësishëm për fuksionin e trurit dhe sistemit nervor qëndror.Mungesa e karbohidrateve mund të cojë në humbjen e përqëndrimit dhe në lodhje.
Është e këshillueshme që të kosumohen ushqime të pasura me karbohidrate 1-2 orë pas kryerjes së ushtrimeve,për të plotësuar rezervat e glikogjenit.

 

PayPal Acceptance Mark

© 2019 Bodyfit.al All rights reserved. Bodyfit.al℠ and BodyfitTeam® are trademarks of Bodyfit.al.

Always consult with a qualified healthcare professional prior to beginning any diet or exercise program or taking any dietary supplement. The content on our website is for informational and educational purposes only and is not intended as medical advice or to replace a relationship with a qualified healthcare professional.

©Bodyfit.al, 1001 Tirane ALB +355 675 309 572